13 Janar 2025

Organizatat “humanitare” në Kosovë, të lidhura me terrorizmin

Prishtinë, 24 shtator - Organizata të dyshimta humanitare nga shtetet islame kanë vepruar me vite në Kosovë. Një pjesë e madhe e tyre në shumë vende janë të dyshuara se kanë financuar terrorizmin.

Në Kosovë janë deklaruar si organizata bamirëse. Kanë shpërndarë ndihma e kanë ndërtuar xhami. Disa prej këtyre organizatave u është ndaluar veprimtaria në shumë vende të botës.

Në Kosovë një pjesë e tyre vazhdon të punojë, ani pse disa nuk janë regjistruar as si OJQ e as si biznese. Shumica nga këto organizata vijnë nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia.

Organizata Ndihmat Islamike në Mbarë Botën (IRW), Fondacioni i Tokës së Shenjtë të Ndihmave dhe Zhvillimit (HLF), Organizata Ndërkombëtare e Ndihmave Islamike (IIRO), Komisioni i Përbashkët Saudit i Ndihmave për Kosovë dhe Çeçeni (SJRC), Iniciativa Ndërkombëtare Humanitare (IHH), “Al-Waqf Al-Islami”, si dhe kanali televiziv Peace TV, janë vetëm disa nga organizatat që në Kosovë janë prezantuar si organizata humanitare, por që në dokumente shtetërore të shumë vendeve njihen si organizata që kanë financuar terrorizmin dhe si qëllim kanë krijimin e shteteve islame. /koha/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)