Organizatat e dala nga Lufta, përkrahin protestën
Prishtinë, 19 maj - Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkrahin protestën e organizuar nga familjarët e ish luftëtarëve të UÇK-së, që morën pjesë në luftimet e lagjes së trimave në Kumanovë.
Kjo protestë organizohet, për shkak se familjarët e luftëtarëve që u janë publikuar emrat në listën e të vrarëve nuk kanë informacion zyrtar, si dhe për shkak të keqtrajtimit të atyre luftëtarëve që gjenden në burgjet e Maqedonisë.
Ju bëjmë thirrje veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve që të marrin pjesë në protestë e nesërme(e mërkurë) 20.05.2015 në ora 12 para objektit të Qeverisë së Republikes së Kosovës.