Organizatat e dala nga Lufta e UÇK protestojnë të mërkurën
Prishtinë, 11 Qershor - Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, në takimin e përbashkët të mbajtur sot, pas diskutimeve dhe analizës që i bënë situatës së përgjithshme në Kosovë, vendosën të organizojnë protestë gjithëpopullore, kundër padrejtësive të vazhdueshme që janë bërë dhe po bëhen nga gjykatat ndërkombëtare ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarëve të saj.
Me këtë rast ata kanë ftuar qytetarët pa dallim, që ti bashkangjiten masovikisht kësaj proteste, e cila do të mbahet në Prishtinë me datën 17 qershor 2015 prej ores 12,oo.
Vendtakimi do të jetë në sheshin Skenderbeu. Për detajet tjera rreth kësaj proteste, do të informoheni ditëve në vijim.