Orari i ndalimit të qarkullimit në Rahovec vazhdon të jetë i njëjtë
Rahovec, 13 prill - kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se sot ka pranuar vendimin nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me përcaktimin e orarit për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private.
Në komunën e Rahovecit, orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë, si deri më tani: nga ora 17:00 deri në orën 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.
Gjatë periudhës së ndalimit të qarkullimit, mundësohet qarkullimi i operatorëve ekonomik të klasifikuar sipas kodeve NACE.
"Ju lutem qëndroni në shtëpi, vetëm kështu mund të ruajmë shëndetin tonë, të familjarëve dhe miqve që na rrethojnë."
"Do të jemi bashkë në fitimin e kësaj beteje, durim dhe vetëm durim!", ka thënë Latifi.