Opozita sot proteston në Pejë kundër Demarkacionit dhe Asociacionit
Prishtinë, 16 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën mbajn manifestimin e radhes në Pejë për të kundershtuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave serbe.
Peja sipas tyre është një prej komunave që dëmtohet më së shumti prej marrëveshjeve kriminale të nënshkruara prej Qeverisë Mustafa-Thaçi, sidomos prej marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, që ia heq Kosovës mbi 8000 hektarë tokë.
Për këtë tokë është derdhur gjak dëshmorësh, dhe askush nuk ka të drejtë t\'ia falë dikujt.
\"Po ashtu, Peja është e prekur prej enklavizimit të komunave e vendbanimeve me shumicë serbe, të cilat Serbia po dëshiron t\'i përfshijë në një projekt që e shkatërron Kosovën, siç është \"Zajednica\". Ne nuk do ta lejojmë bosnjëzimin e Kosovës\", thekson Vetëvendosje.
13 deputetë të Opozitës së Bashkuar janë të arrestuar. 20 aktivistë të opozitës janë të arrestuar. Por ne do të vazhdojmë aktivitetet tona paqësore, në mbrojtje të Republikës.