16 Janar 2025

Opozita proteston sot në Gjilan

Gjilan, 12 dhjetor - Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën sot do të mbajnë një manifestim në Gjilan me të cilin kundërshtohet marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje këto të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës.

“Qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës vazhdimisht i kanë kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për Republikën e Kosovës. Kjo pjesë e Kosovës, është prekur më së shumti nga decentralizimi etnik, për të cilin na thoshin se është kompromisi i dhimbshëm i fundit, e që doli të jetë veçkaparja për ‘Zajednicën’.\"

\"Po ashtu, banorët e kësaj pjesë i kanë parë për së afërmi gabimet e Qeverisë së Kosovës në demarkacionin me Maqedoninë. Prandaj, qytetarët e Anamoravës nuk do të lejojnë që të shumëfishohen këto dëme, as përmes ‘Zajednicës’, e as përmes demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në një njoftim për media lëshuar një ditë më herët nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

 Manifestimi kundër “Zajednicës” dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi, do të mbahet në orën 13:00, në sheshin para teatrit të qytetit në Gjilan. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)