Opozita proteston sot "kundër kapjes se shtetit"
Prishtinë, 18 prill - Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën të përkrahura edhe nga shumë organizata të shoqërisë civile e sindikata do të protestojnë sot kundër asaj që ata e quajnë kapja e shtetit.
Shkaqet kryesore që kanë nxitur thirrjen për protestë, sipas tyre, janë dështimi i sistemit të drejtësisë, Gjykata Speciale, shtrenjtimi i energjisë elektrike, fakti që Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të operojnë në Mitrovicën Veriore, çështja dhe statuti i Trepçës etj.
Opozita e bashkuar njoftoi se protesta gjithë popullore do të fillojë në orën 14:00. Krerët e partive pritet të mbajnë nga një fjalim para protestuesve.
Protesta do të fillojë në sheshin Zahir Pajaziti, vazhdon drejt Gjykatës Kushtetuese, KEDS-it, pastaj te RTK-ja dhe në sheshin Skënderbeu.