Opozita proteston në Prizren kundër Demarkacionit e Asociacionit
Prishtinë, 19 dhjetor - Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën sot do të vazhdojnë me protestën në Prizren.
Ku do të kundërshtohet marrëveshjet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për Asociacionin e Komunave Serbe e nënshkruar me Serbinë.
Ndryshe, më 9 janar 2016, tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar organizimin e një proteste gjithëpopullore për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi.