17 Janar 2025

Opozita proteston kundër krijimit të komunës se Prilluzhës

Vushtrri, 18 mars - Opozita e bashkuar do të protestojë sot në Vushtrri proteston kundër krijimit të komunës se Prilluzhës e cila është paralajmëruar të themelohet si komunë me shumicë serbe.

Opozita ka paralajmruar se nëse do të themelohej kjo komunë, fshatrat Prilluzhë, Gracë, Babimoc edhe Plemetin, mendohet të jenë 4 fshatrat fillestarë për ta themeluar Komunën e Prilluzhës.

Themelimi i një komune të tillë sipas opozites prek bazenin e thëngjillit dhe termocentralin. Fshati Plemetin kufizohet me termocentralin dhe me një pjesë të pasurive të thëngjillit në Kosovë. Themelimi i Komunës së Prilluzhës, i jep të drejtë kësaj komune që ta kontrollojë dhe kushtëzojë përdorimin e thëngjillit.

Përmes themelimit të kësaj komune dhe integrimit të saj në “Zajednicë”, Serbia merr kompetenca vendimmarrëse në përdorimin e thëngjillit të Kosovës.

Në territorin e këtyre fshatrave kalojnë edhe hekurudha, rruga nacionale, lumi Sitnica dhe kanali Ibër-Lepenc.

Toka bujqësore në këtë rajon ka rendiment të lartë. Me themelimin e kësaj komune rrezikohet që nën menaxhimin e “Zajednicës” që duan ta themelojnë Thaçi e Mustafa, ajo tokë të tjetërsohet.

Një pjesë e tokave të banorëve të fshatrave Stanoc i poshtëm dhe Stanoc i epërm, i mbeten tokat në Komunën që duan t\'ia kalojnë “Zajednicës”.

\"Ne nuk do të lejojmë që kjo të bëhet kurrsesi realitet. As “Zajednica” as zgjerimi i saj në kurriz të Vushtrrisë e Obiliqit\", thekson opozita e bashkuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)