Opozita paralajmëronë protesta kundër themelimit të Asociacionit
Prishtinë, 16 gusht - Dy subjektet opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën do ti bashkërendojnë aktivitet e tyre me Lëvizjen Vetëvendosje për ta kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Zyrtarët e AAK-së dhe të Nismës kanë thënë se e mbështesin paralajmërimin e Vetëvendosjes për protesta kundër krijimit të këtij Asociacioni.
Të premten nënkryetari i parë i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, ka thënë se nëse arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit, atëherë ajo do të jetë marrëveshja më e dëmshme që nga pavarësimi i vendit.
Çaushi ka thënë se megjithëse Qeveria po premton se nuk do të ketë lëshime ndaj Asociacionit, duke u bazuar në lëshimet e mëhershme të Qeverisë, e njëjta gjë pritet edhe tani, prandaj ai ka thënë se protestat do të jenë vetëm njëra nga format që do të përdoret për ta kundërshtuar atë.
/Zëri/