Opozita nuk e voton Gjykatën Speciale
Prishtinë, 26 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën nuk e kanë ndërmend ta mbështesin në Kuvend ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale.
Shefat e këtyre grupeve parlamentare të këtyre subjekteve politike, Visar Ymeri, Donika Kada-Bujupi dhe Jakup Krasniqi kanë bërë me dije për Epokën e re, se deputetët e tyre nuk do të votojnë pro këtij ligji në Kuvendin e Kosovës.
Ata kanë vlerësuar se themelimi i Gjykatës Speciale është një padrejtësi që po i bëhet Kosovës, duke thënë se çfarëdo dyshime për krime eventuale do të duhej të trajtoheshin nga drejtësia vendore.