Opozita nuk do ta voton Gjykatën Speciale
Prishtinë, 5 janar - Gjykata Speciale që pritet të merret ekskluzivisht me krimet e supozuara të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të funksionalizohet as një janar, me gjithë kërkesën emergjente nga ndërkombëtarët.
Tri grupet parlamentare opozitare, Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën ua kanë bërë me dije partnerëve të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së, se do të votojnë kundër themelimit të kësaj gjykate, shkruan Zëri.
Megjithatë, Qeveria është e obliguar që ta procedojë brenda pak ditësh në Kuvendin e Kosovës ligjin për Gjykatën Speciale. Qeveria e re shfaq besimin se ligji për themelimin e Gjykatës së re Speciale do ti marrë 2/3 e votave të ligjvënëse kosovarë.
/Zëri/