Opozita: Mbi 35 mijë pjesëmarrës në manifestim
Prishtinë, 28 nëntor - Partitë opozitare kanë bërë të ditur se sipas të dhënave të sakta të pjesëmarrësve që janë paraqitur tek strukturat e këtrye partive, në këtë protestë pjesëmarrja është si vijon:
- Nga qytetet e fshatrat e Kosovës janë pjesëmarrës të konfirmuar: 19,369 qytetarë,
- Nga Prishtina, të konfirmuar sipas degëve tona janë: 11,521 qytetarë,
- Nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina, Mali i Zi e Diaspora kanë konfirmuar mbërritjen në Prishtinë: 1,023 qytetarë,
- Në këtë përllogaritje nuk përfshihet pjesëmarrja spontane e qytetarëve.
TOTALI i përafërt pjesëmarrësve, sipas raportimeve të strukturave tona është rreth 32 mijë pjesëmarrës (pa përfshirë pjesëmarrësit spontanë që nuk kanë ardhur përmes strukturave tona).
Nëse i shtojmë kësaj shifre edhe minimumin e protestuesve që kanë ardhur spontanisht, masa e kalon numrin 35 mijë. Kjo konfirmohet edhe nga llogaritja mesatare e pjesëmarrjes mbi sipërfaqen e sheshit \"Zahir Pajaziti\", për m2.