15 Janar 2025

Opozita diskuton mënyra për të penguar themelimin e Speciales

Prishtinë, 8 qershor - Votimi i Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës kurdo që ajo del në shqyrtim nuk do të kalojë lehtë, kanë paralajmëruar partitë opozitare.

Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë dhe Nisma për Kosovën janë duke diskutuar veprimet e mundshme në parandalimin e votimit të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit për Specialen.

Sekretari organizativ i “Vetëvendosjes”, Dardan Molliqaj, ka thënë për “Kohën Ditore” se në takimin e përbashkët që kanë pasur liderët opozitarë kanë vlerësuar se përfaqësuesit kryesorë institucionalë, siç është presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi - nuk e kanë mandatin as të drejtën për të negociuar sovranitetin e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, edhe Ligji për Specialen është hartuar njëanshëm nga BE-ja pasi nuk janë marrë parasysh fare vërejtjet e palës kosovare. Kësisoj opozita pretendon se ka mjaft arsye për ta kundërshtuar Specialen në çdo mënyrë.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)