17 Maj 2024

Operacioni policor “Uragani vë në pranga gjashtë persona të dyshuar

Prishtinë, 6 nëntor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës, dje Divizioni për Hetimin e Krimeve, pas një hetimi disamujor ndaj një grupi personash të dyshuar për kontrabandim me armë dhe vepra të tjera penale, ka zhvilluar operacionin e koduar “Uragani”.
 
Operacioni sipas policisë është zhvilluar me implementimin e masave të fshehta të hetimit dhe ka rezultuar me arrestimin e 6 personave të dyshuar (katër nga këta të dyshuar janë nga Gjilani dhe dy nga Prishtina). Nga prokurori i shtetit 6 të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë zhvilluar shtatë bastisje në Gjilan dhe Prishtinë, ku si prova materiale janë konfiskuar: një (1) snajper, një (1) karabinë, një (1) pushkë gjysmë automatike, dy (2) revole, një (1) revole e modifikuar, rreth njëmijë e dyqind (1200) fishekë të AK-47, njëmijë e nëntëqind euro (1900€ ), dy (2) vetura BMW dhe Mercedes si dhe prova tjera materiale.

Nga gjashtë (6) të arrestuarit ekziston dyshimi i bazuar se dy prej tyre ndërlidhen edhe me rastin e sulmit fizik ndaj dy shtetaseve të SHBA-së të ndodhur me datën 3.11.2013 në Prishtinë.

Gjatë zhvillimit të këtyre hetimeve ka pasur një bashkëpunim të ngushtë në mes të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Policia është duke vazhduar hetimet nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e prokurorit të shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)