Operacioni policor rezulton me shtatë persona të arrestuar
Ky operacion policor është realizuar në rajonin e Pejës, ku me urdhëresë të Prokurorisë është bërë kontrolli i një kafiterie, në të cilën dyshohej se po ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e trafikimit me njerëz, me çrast është bërë edhe identifikimi i një viktime të trafikimit.
Nën dyshimin e bazuar për përfshirje në vepër penale me këtë rast janë arrestuar:
B. O. lindur me 1984 m/sh/Kosovës
S. Xh. lindur me 1996 m/sh/Shqipërisë
E. T. lindur me 1990 f/sh/Shqipërisë
M. I. lindur me 1993 f/sh/Shqipërisë
Xh. Sh. lindur me 1993 f/sh/Shqipërisë
M. H. lindur me 1991 f/sh/Shqipërisë
J. Q. lindur me 1988 f/sh/Shqipërisë
Gjatë këtij operacioni si prova materiale janë sekuestruar: 1195 euro; shtatë telefona celularë dhe një fletore me shënime që lidhen me rastin.
Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje prej 48 orëve.