Operacioni policor POSTA vë në pranga 5 persona të dyshuar
Prishtinë, 7 qershor - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë si vazhdimësi e operacioneve policore të mëhershme, ka realizuar operacionin policor të koduar me emrin POSTA, i cili ka rezultuar me arrestimin e 5 personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.
Operacioni policor është realizuar në magjistralen Ferizaj-Shkup në një depo mobilierie, ku gjatë kontrollit në disa ulëse të mobileve janë gjetur (57) paketime me substancë narkotike e dyshuar marihuhanë, e cila në total arrin peshën prej (58 kg).
Substanca narkotike e konfiskuar dyshohet që për destinacion kihte shtetin e Zvicrës.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar:
A. L. lindur me 1976
R. H. lindur me 1975
N. N. lindur me 1979
A. Gj. lindur me 1968
J. H. lindur me 1960
I njëjti operacion policor ka rezultuar me kontrollimin e katër shtëpive banimi dhe një banese në qytetin e Pejës, si dhe një shtëpi në fshatin Kotradiq të Pejës, ndërsa arrestimi i personave të dyshuar është bërë në Gjakovë dhe Pejë.
Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur:
dy telefona Samsung me kartela të huaja
një fishek 9 mm,
një sprej Red pepper gez MK4
dy antiplumba, njëri i zi dhe tjetri i bardhë
një pushkë ajrore e kalibrit 6.35 mm
dhjetë fishekë të kësaj pushke dhe një çantë e armës të po kësaj pushke
dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, rreth 10 gramë
një telefon celular i tipit Samsung CE 0168 me kartel Yallo numri nuk dihet.
një telefon celular Iphone 5 ngjyrë e zezë
dy telefona Nokia
një veturë e tipit Audi A-8 ngjyrë e kaltër
para në vlerë 725 euro e 10 centë.
Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar pesë persona, ndërsa me vendim të prokurorit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë kurse dy prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt.