Operacioni policor “Mali” vë në pranga katër persona
Prishtinë, 26 gusht - Policia e Kosovës, ka njoftuar së Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Pejë, pas pranimit të informacioneve të para ka filluar me hetime në periudhën prej më shumë se dy mujore, dhe sot në rajonin e Pejës ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “Mali”, ku cak i këtij operacionit ishte identifikimi dhe shkatërrimi i plantacioneve të mbjella me kanabis.
Gjatë realizimit të operacionit policor janë gjetur dhe konfiskuar dy qind e gjatëmbëdhjetë (216) bimë të llojit Kanabis Sativa të madhësisë nga 2.50 deri 3 metra, të cilat pas marrjes së mostrave janë shkulur dhe djegur në vendngjarje nga forcat e rendit.
Bimët dyshohet se janë kultivuar nga të dyshuarit, tani më të arrestuar nga Policia me të dhënat si në vijim;
B.H. viti i lindjen 1976, mashkull, kosovar, E.K. viti i lindjen 1993, mashkull, kosovar, I.Sh. viti i lindjen 1982, mashkull, kosovar dhe M.K. viti i lindjen 1968, mashkull, kosovar.
Poashtu, gjatë bastisjes në shtëpitë e katër personave të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar provat tjera si në vijim:
- një telefon Samsung A 507FN; një telefon Nokia; një revole TT me 7 fishek cal.7.62.35 mm, një USB-i , dy tabela të veturës të ndryshme, një revole e llojit Zoraki dhe pesë fishek kalibrit 7x65 mm, një pushkë njëzetëshe me pesë fishek cal. 7x62.39, një telefon i vogël nokia ngjyre e zezë.
Të dyshuarve pas intervistimit me urdhër të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedura të mëtejme ligjore.