Operacioni Mali vë në pranga tre të dyshuar
Prishtinë, 3 korrik - Në vazhdën e luftimit të formave të krimit të organizuar, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në mbështetje të njësive përkatëse, sot ka ndërmarrë një operacion të koduar me emrin Mali.
Gjatë këtij operacioni është bërë kontrollimi i disa lokacioneve të ndryshme në rajonin e Pejës, më konkretisht në komunën e Klinës.
Gjatë zhvillimit të operacionit zyrtarët policor kanë arrestuar tre persona m /sh/k/.
· F. D. Lindur më 1981
· H. M. Lindur më 1983
· F. S. Lindur më 1981
Gjithashtu është bërë edhe konfiskimi i një sasie armatimi, municioni dhe pajisje për modifikim të armëve siç vijon,
· një AK 47
· një pushkë M48
· tri pushkë gjuetie
· pesëdhjetë e katër copë (54) municion të kalibrave të ndryshëm dhe
· pajisje për modifikim të armëve
Personat e arrestuar dyshohet të janë pjesë e grupit kriminal që ka vepruar në territorin e Kosovës dhe shtetet fqinje. Njeri nga personat e arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë edhe në disa raste të vjedhjeve të rënda.
Veprimtaria kriminale e këtij grupi është: Krim i Organizuar-Furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitje e paautorizuar e armëve dhe municioneve.
Ky operacion policor është në vazhdimësi të operacionit të ndërmarrë në dhjetor të vitit 2011, ndërkohë personat e dyshuar, tanimë të arrestuar, me urdhër të Gjykatës së Qarkut Prizren janë dërguar në qendrën e ndalimit në Prizren për procedim të mëtutjeshëm.