Operacioni Jakova, 11 të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore

Prishtinë, 21 prill - Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), njësia e Prishtinës, kanë arrestuar sot 11 të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar.
Procedura hetimore për këtë rast kishte filluar rreth dy muaj më herët me dyshimin e bazuar se në një motel në Prishtinë zhvilloheshin aktivitete të kundërligjshme duke përfshirë edhe trafikimin me qenie njerëzore dhe krimin e organizuar.
Me urdhëresë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, sot rreth orës 02:00 ka filluar procesi i kontrollit në këtë motel nga zyrtarët policorë të DHTQNJ-së i cili rezultoi me arrestimin e 11 të dyshuarve prej të cilëve 5 shtetas kosovar dhe 6 femra shtetase të Serbisë:
E. Kastrati 1959 shtetas i Republikës së Kosovës
F. Berisha 1988 shtetas i Republikës së Kosovës
A. Krasniqi 1987 shtetas i Republikës së Kosovës
B. Kastrati 1990 shtetas i Republikës së Kosovës
N. Bejiq 1976 shtetas i Republikës së Kosovës
A. Rihteroviq 1988 shtetase e Republikës së Serbisë
S. Ugraniq 1989 shtetase e Republikës së Serbisë
S. Petroviq 1985 shtetase e Republikës së Serbisë
K. Ver 1989 shtetase e Republikës së Serbisë
J. Diniq 1989 shtetase e Republikës së Serbisë
D. Veliqkoviq 1989 shtetase e Republikës së Serbisë
Gjatë procedurës hetimore dhe realizimit të planit policor të koduar Jakova, policia ka identifikuar edhe një viktimë potenciale të trafikimit me qenie njerëzore e cila është shtetase e Republikës së Shqipërisë.
Poashtu, gjatë realizimit të kontrollit në motelin ku zhvilloheshin aktivitetet e kundërligjshme policia ka gjetur dhe konfiskuar sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë kokainë dhe marihuanë si dhe një armë të ftohtë (Elektro-shok).
Personave të dyshuar të cilët janë arrestuar gjatë këtij operacioni u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.
Viktima pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit të viktimave është dërguar në një vend të sigurt dhe si pjesë e procedurave standarde do të kontaktohen autoritetet përkatëse të vendit të origjinës së viktimës.