Operacioni Euro 2012 vë në pranga pesë persona të dyshuar
Prishtinë, 4 tetor - Më 3 tetor 2012 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka zhvilluar një operacion policor sipas planit operativ të koduar Euro 2012.
Hetuesit policorë kanë ndërmarrë një operacion të gjerë policor në rajonin e përgjegjësisë të Drejtorisë rajonale të Prishtinës me çrast kanë bastisur 5 lokacione të ndryshme, bastisje këto të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e 43.000$ dollarë (bankënota të dyshuara si të falsifikuara) dhe 100 (bankënota e dyshuara si e falsifikuara).
Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Inspektoratin policor të Kosovës.
Njëri nga të dyshuarit tanimë i arrestuar është pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Gjatë operacionit të zhvilluar janë arrestuar 5 persona të dyshuar:
1. M. M. lindur më 1971 mashkull kosovar shqiptar
2. N. A. lindur më 1959 mashkull kosovar shqiptar
3. P. C. lindur më 1988 mashkull kosovar shqiptar
4. M. S. lindur më 1970 mashkull kosovar shqiptar
5. R. M. lindur më 1985 mashkull kosovar shqiptar
I tërë operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë, ndërkohë që personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.