Operacion i bastisjes në Pejë, konfiskohen armë
Prishtinë, 24 maj - Sot, Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it, bastisi dhjetë shtëpi në rajonin e Pejës në vendbanimet e nëntë personave që dyshohen të jenë të përfshirë në një krim të rëndë.
Policia konfiskoi 4 kg të një pluhuri të dyshimtë me ngjyrë të bardhë, 50 telefona celularë, disa armë zjarri përfshirë katër kallashnikova, municion dhe disa granata të dorës.
Operacioni është kryer si pjesë e një hetimi afatgjatë të prokurorit të EULEX-it. Urdhrin për bastisje e lëshoi dje një gjykatës vendas i procedurës paraprake.