06 Maj 2024

Operacion i arrestimeve dhe bastisjes në Ferizaj

Prishtinë, 18 dhjetor - Dje, me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar dhe të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, një gjyqtar i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Ferizajt urdhëroi kryerjen e bastisjes së një shtëpie të një të dyshuari që pretendohet se është i përfshirë në një grup kriminal.

Ky grup kriminal dyshohet se e ka kryer veprën penale të lehtësimit  të prostitucionit në kundërshtim me nenin 201(1) dhe (3) në lidhje me nenin 23 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, si dhe veprën pastrim të parave në kundërshtim me nenin 32(2)(2.4) dhe (2.5), Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Sot, më 18 dhjetor 2013, Policia e Kosovës e kreu një bastisje. Si rezultat i bastisjes, Policia e Kosovës e ka konfiskuar një numër të madh të armëve, si dhe të municionit, dhe i ka arrestuar dy persona.

Rastin është duke e hetuar një ekip i përzier i cili përbëhet nga një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror i shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)