Ombudspersoni evropian fillon hetime për parregullsitë në EULEX
Prishtinë, 19 nëntor - Ombudspersoni evropian, Emily OReilly, ka filluar hetimet e veta lidhur me hetimet e Shërbimit të jashtëm evropian të veprimit (EEAS) ndaj dyshimeve për parregullsi serioze të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX).
Në një letër që e ka siguruar Koha Ditore, që mban datën 14 nëntor 2014, Ombudspersoni OReilly, i shkruan shefit të operimeve në EEAS, Patrick Child, të cilin e njofton se ka vendosur të zhvillojë hetimet e veta pas dyshimeve të ngritura nga prokurorja e EULEX-it për korrupsion dhe marrje ryshfeti që përfshin disa anëtarë të EULEX-it.
/Koha Ditore/