16 Janar 2025

Oliver Ivanoviqit i vazhdohet paraburgimi

Mitrovicë, 24 gusht - Gjykata Themelore në Mitrovicë, ku ka edhe pjesëtarë të misionit EULEX, e ka vazhduar sot paraburgimin për politikanin serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, deri më 27 tetor.

Ivanoviq dhe katër serbë të tjerë janë të akuzuar për krime të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës, në periudhën 1999-2000.

Nebojsha Vllajiq, avokat i të akuzuarit Oliver Ivanoviq, e ka kundërshtuar këtë vendim, duke thënë se po mbahet njeriu kundër të cilit “nuk ekziston asnjë provë se ka bërë vepër penale”.

Ai ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)