OKB përkrah hetim të pavarur për akuzat për tregëti organesh
Prishtinë, 10 maj - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ia ka dërguar Këshillit të Sigurimit kërkesën e Serbisë, që kjo organizatë botërore të udhëheq një hetim për pohimet e raportuesit të posaçëm të Këshillit të Evropës, Dick Marty për tregti organesh në Kosovës.
Sipas një njoftimi të OKB-së, Ban Ki-moon ka përkrahur një hetim të pavarur për këto deklarata.
Mësohet se në raportin e fundit tremujor për Kosovës, për të cilin Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të debatojë të enjten, do të diskutohet për një hetim të paanshëm dhe të pavarur për gjoja tregti organesh në Kosovë, me program të fortë për mbrojtje të dëshmitarëve dhe bashkëpunim të plotë të të gjitha palëve.