17 Janar 2025

OJQ-të me performancë për dështimet në luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 6 dhjetor - Në kuadër të “Java kundër korrupsionit” #bashkeendreqim,  Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) së bashku me organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë, organizojnë një performancë para Pallatit të Drejtësisë për “Dështimet në luftimin e korrupsionit”.

Performanca do të mbahet sot para Pallatit te Drejtësisë në Prishtinë.

“Java kundër korrupsionit” është aktivitet i përbashkët nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Çohu, Demokraci Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Koalicioni i OJQ-ve gjatë kësaj performance do të shpalos 10 banerë, të cilët përmbajnë fakte dhe mesazhe për luftën kundër korrupsionit bazuar në gjetjet e monitorimit sistematik të sistemit të drejtësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)