23 Dhjetor 2024

Oficeri ukrainas i KFOR-it në pranga për ryshfet

Kiev, 17 janar - Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka ngritur akuza kundër një komandanti të Forcave të Armatosura të Ukrainës, që ishte në krye të shërbimit të kontingjentit ukrainas të KFOR it në Kosovë.

Ai ngarkohet për kontrabandë me derivate të naftës. Ai dyshohet se nga tetori 2008 deri në prill 2009, si oficer dhe anëtar i kontigjentit paqeruajtës ukrainas në Kosovë, ka abuzuar me pozitën e tij, duke i dhënë një kompanie private lokale mbi 1.2 milionë litra karburante me vlerë mbi 627.500 euro, e cila ishte importuar në Kosovë pa pagesën e detyrimeve doganore përkatëse.

Nafta ishte e destinuar për të përmbushur nevojat e kontigjenteve paqeruajtëse të KFOR it. Për këto veprime, oficeri dyshohet se ka marrë nga një përfaqësues i kompanisë private, ryshfetin prej rreth 60 mijë eurosh, njoftoi Departamenti për Marrëdhënie me Media i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Më 18 shtator, 2010, u raportua se ushtarakët e kontigjentit ukrainas të forcës paqeruajtëse të KFOR it në Kosovë, kishin kryer mashtrim në shkallë të gjerë me furnizimin dhe shitjen e karburantit në Kosovë nga viti 2006 deri në vitin 2009.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)