Oficerët ndërlidhës Kosovë - Serbi këmbehen më 17 qershor
Beograd, 4 qershor - Plani i implementimit të Marrëveshjes së Brukselit duhet të prëfundojë deri më 16 qershor e deri më atëherë mund të priten hapat e parë të dukshëm më terren, shkruan sot gazeta Blic.
Dita e parë e punës për oficerin ndërlidhës, siç i ka thënë Dejan Paviçeviq kësaj gazete të Beogradit, do të jetë më 17 qershor.
Në këtë ditë Paviçeviq si oficer ndërlidhës do të jetë në Prishtinë ndërsa Lulzim Peci oficer ndërlidhës në Beograd. Oficirët do të kenë sigurimin Paviçeviq Policinë e Kosovës, Peci MPB-në e Serbisë.
Po zhvillohet përgatitjet përfundimtare dhe aktualisht po kërkohet vend për vendosje të personelit të Beogardit. Administrata e Beogradit nuk dot ë jetë në Graçanicë por në Prishtinë.
- As unë dhe as kolegu nga Prishtina nuk kemi status diplomatik e as imunitet. Do të punojmë nëpër zyrat e Bashkimti Evropian thotë Paviçeviq .
Ai shton se personeli nga Beogradi pos tij do të ketë sekretarin për punë administrative dhe vozitësin.