Oficerët doganor kapin 6 kg narkotikë
Oficeret doganor mbrëmë në orët e vona kanë arritur të kapin afër 6 kg substancë narkotike të llojit marihuanë. Një shtetas i republikës se Shqipërise është ndalur për kontroll rutinor gjatë hyrjes së tij për në Kosovë.
Gjatë kontrollit nga ana e oficerve doganor është gjetur substanca e fshehur nën ulësen e pasme të automjetit. Personi menjëherë është arrestuar si dhe rasti është përcjellur tutje te Policia për përpilimin e kallëximit penal.
Ky rast tregon përkushtimin e oficerve doganor në mbrotjen e shoqërisë dhe parandalimin e krimit të organizuar ndërkufitar. Dogana fton të gjithë qytetarët të lajmërojnë rastet e dyshimta përmes linjës së sigurtë në 0800 50 095.