10 Maj 2024

Oficerë ushtarakë të Holandës vizituan FSK-në

Prishtinë, 12 prill - Një delagacion nga Akademia Ushtarake e Holandës, nga data, 8-12 prill, qëndruan për një vizitë zyrtare në Kosovë dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së.

Delegacioni i akademisë holandeze, më 10 prill së bashku me kadetët e Qendrës për Studimeve Universitare të FSK-së, kanë vizituar Kompleksin memorial të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari, në Prekaz, ku nga famlijarët u njoftuan me luftën e komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari.

 Delegacioni holandez, gjithashtu vizitoj edhe fshatin Rrezallë e Re, ku u njoftuan me vendin, ku u zhvillua beteja e parë e UÇK-së.

Delegacioni i Akademisë Ushtarake Holandeze gjatë qëndrimti të tyre, kanë prezantuan hulumtimet të tyre: “Roli dhe kontributi i diasporës kosovare për Kosovën’’dhe “Lufta e Dytë Botërore në Kosovë dhe rajon’’.

Në fund, koloneli L.A. de Vos, udhëheqësi i delegacionit holandez, tha, se vizita në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së dhe në Kosovë, ishte shumë interesante dhe impresionuese, me tërë atë që ky popull ka kaluar, gjatë luftës kundër serbisë dhe me arritjet e përgjithshme pas luftës.

Koloneli de Vos, gjithashtu u shpreh tejet i emocionuar me arritjet e përgjithshme të FSK-së, dhe Kosovës, në të gjitha fushat, brenda pak viteve, pas luftës.

“Ju keni ecur me hapa shumë përpara dhe me hapa të sigurtë drejt formimit të Ushtrisë, përkundër që keni pasur shumë sfida, por, që kanë ndikuar pozitivisht në profesionalizmin tuaj, gjë që është dëshmuar me pjesëmarrjen tuaj, në të gjitha trajnimet jashtë vëndit, konkretisht, me pjesëmarrjen tuaj, në Holandë”.

Delegacioni i Akademisë së Holandeze e përmbylli vizitën sot, me qëndrimin e tyre në Qendrën për Studime Universitare, në Kazermen “Adem Jashari” në Prishtinë, ku u njoftuan gjërsisht me shkollimin e kadetëve të FSK-së, dhe me ambientet e QSU-së, kushtet që afron kjo qëndër studimi, për kadetët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)