OeSD padit MPB-në për mosrespektim te kontratës
Prishtinë, 26 janar - Kompania austriake OeSD do të padisë Ministrinë e Punëve të Brendshme për mosrespektim të kontratës dhe mospagesë të detyrimeve financiare në lidhje me prodhimin e pasaportave.
Drejtori ekzekutiv i OeSD-së, Reinhart Gausterer në një prononcim për Kohën Ditore u shpreh te premten se OeSD në mënyrë strikte po i përcjell të gjitha procedurat legale në bazë të ligjit kosovar ashtu siç ishte paralajmëruar MPB.
Kjo kompani nuk i është përgjigjur ultimatumit të MPB-së të premten, deri në orën 16:00, se a do të vazhdojë apo jo bashkëpunimin, duke marrë përsipër pagesën e taksës doganore dhe të TVSH-së.