OEsD kërkon shtyerjen e negociatave për prodhimin e pasaportave
Ndërsa komisioni përkatës i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka vendosur që këtë kërkesë ta pranojë pjesërisht, sipas nenit 16.1, të kontratës për zgjedhje miqësore të mosmarrëveshjeve dhe që negociatat të shtyhen edhe për 7 ditë, pra deri më 23 janar të këtij viti.
Ministria e Punëve të Brendshme siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se pavarësisht rezultateve të negociatave që pritet të bëhen, procesi i prodhimit të pasaportave do të vazhdojë normalisht.