17 Janar 2025

Oda Tregtare Kosovaro Turke dënon rënd sulmin në Stamboll

Prishtinë, 12 dhjetor - Oda  Tregtare  Kosovaro Turke  (OTKT) pranoi  me  keqardhjen më të thellë lajmin mbi sulmet  e djeshme në Stamboll.

Arben Fetahu Drejtor Ekzekutiv i OTKT-së ka deklaruar se Oda Tregtare Kosovaro Turke i shprehë ngushëllimet e veta më të sinqerta familjarëve të viktimave të pafajshme të këtij sulmi tradhëtar që për cak kishte ata që konsiderohen mbrojtës të ligjit dhe demokracisë.

\"Aktet e tilla qyqare kanë një qëllim të vetëm të marrin jetë të pafajshme e me këtë të shkaktojnë frikë të përgjithshme dhe ta dëmtojnë ekonominë e vendit\", theksoi Fetahu

Por, siç është vërtetuar edhe shumë herë më parë sipas tij populli turk do të dalë më i fortë, më unik dhe më i përkushtuar që të luftojë këta terroristë dhe armiq jo vetëm të Republikës së Turqisë por të tërë racës njerëzore.

\"Në këto qaste të rënda për familjet e viktimave dhe popullin turk, mendimet tona si dhe të tërë popullit të Kosovës janë me ju\", ka pohuar në fund Fetahu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)