Oda e Avokatëve të Kosovës shënon 42 vjetorin e themelimit
Kjo ngjarje do të përcillet me aktivitete të veçanta që do ta bëjnë sa më madhështore këtë ditë të shënuar për avokatinë në Republikën e Kosovës.
Oda e Avokatëve të Kosovës për herë të parë do të jetë nikoqire e mbledhjes së Komitetit PECO të Këshillit të Odave të Avokatëve të Evropës (CCBE), e cila do të mbahet po sot në Prishtinë.
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht ka qenë pjesë e organizimeve, takimeve dhe konferencave ndërkombëtare të organizuara nga Këshillit të Odave të Avokatëve të Evropës (CCBE), edhe pse nuk është anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare evropiane.
Roli aktiv i treguar nga përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe kërkesa e vazhdueshme që Kosova të jetë pjesë e organizimeve të tilla, ka rezultuar pozitivisht në mbajtjen e mbledhjes së Komitetit PECO.
Anëtarësimi i Odës së Avokatëve të Kosovës në Këshillin e Odave të Avokatëve të Evropës (CCBE), ndërlidhet me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.