Oda e Avokatëve siguron mbrojtje falas për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Znj. Atifete Jahjaga, Presidente e Kosoves (2011-2016) theksoi qe ky është një prej hapave më të rëndësishëm për qasjen në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale sepse qasja në drejtësi është proces edhe më gjithpërfshirës. Ky memorandum është thelbësor për këtë të drejtë për të mbijetuarit.
Z. Osman Havolli nga Oda e Avokatëve të Kosovës, u shpreh i lumtur për ndihmën që do të ofrojë Oda e Avokatëve të Kosovës përmes avokatëve të cilët pro bono do të angazhohen me rastet meqenëse qasja në drejtësi është qëllim i përbashkët.
Oda e Avokatëve të Kosovës, përmes avokatëve anëtare të saj, do të mbrojë falas të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke i përfaqësuar ata para të gjitha instancave të drejtësisë (gjykatave dhe prokurorive) në Kosovë, kurdo që ky proces të fillojë në Kosovë.
Mbrojtja falas për të mbijetuarit është pjesë e rëndësishme e qasjes në drejtësi për këtë kategori shoqërore në Kosovë, proces i cili duhet të ndiqet edhe nga shumë hapa të tjerë nga të gjitha institucionet dhe shoqëria kosovare në përgjithësi, në mënyrë që të arrihet ky qëllim i përbashkët.