Observer: Kriminelët kontrollojnë veriun
Prishtinë, 7 gusht - Gjermani, i cili komandon trupat paqeruajtësi të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjenerali Erhard Buhler ka thënë se është krimi i organizuar, jo politika që e mban botën syhapur kundrejt Kosovë.
Kriminelët kontrollojnë gjithçka në veriun e Kosovës dhe ndezin tensionet etnike që sjellin konflikte sa herë që interesat e tyre kërcënohen, ka thënë Buhler.
Kriminelët i takojnë minoritetit serb dhe shumica shqiptare punon me ta, dhe sipas gjeneralit, strukturat kriminale e kanë fjalën e fundit, shkruan Thomas Brey në Observer.
Krimi i organizuar përdorë grupet ekstremiste për qëllime të saj. Ka mobilizuar ushtarët për të krijuar pengesa në rrugë e madje kanë paguar serbët për të mbrojtur ato barrikada, thotë gjenerali.
Krimi i organizuar qëndron edhe pas djegies së kufirit në Jarinje, që është pikë e mosmarrëveshjes mes shqiptarëve dhe serbëve.
Misioni, thotë gjenerali, ka zbuluar anëtarët e organizatave ekstremiste serbe, si Lëvizja Nacionale Serbe 1389 dhe Lëvizja për Atdheun Serb Nderi, si dhe huliganët e futbollit, në mesin e demonstruesve në veri të Kosovës. Pos këtyre kriminelëve dhe ekstremistëve, shumë shërbime sekrete serbe besohet të luajnë rol në këtë trazirë.
Shqiptarët e përbëjmë 90 për qind të dy milionë banorëve të Kosovës. Por, në rajonin verior, 55 mijë serbë kalojnë shqiptarët në numër në raportin 6 me 1. Të inkurajuar nga Beogradi, ata rezistojnë, dhunshëm kur është e nevojshme, çdo autoritet që vjen nga qeveria qendrore në Prishtinë. Ata janë armiqësor po ashtu edhe ndaj Bashkimit Evropian, misionit të EULEX-it.
Rajoni paraqet një agoni ekonomike dhe është e paqartë se sa banorë janë të përzier në aktivitetet që ndërlidhen me rrjetet e gjëra kriminale.
Vlerësohet se 2000 kriminelë udhëheqin rrjetin që e mbanë botën BE-në, NATO-n dhe OKB-në deri te Këshilli i Sigurisë në maje të gishtërinjve.
Ku vijnë të gjitha paratë?
Meqë nuk ka pothuajse fare ekonomi në Kosovën e veriut, gjithçka varet nga 285 milionët që Serbia i derdhë në këtë rajon.