22 Dhjetor 2024

OAK memorandum bashkëpunimi me Fakultetin Juridik

Prishtinë, 2 qershor - Është nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi mes Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës (UP).  

Me këtë memorandum Bashkëpunimi, OAK dhe Fakulteti Juridik  do të ndërtojnë lidhje të qëndrueshme në shkëmbimin e ekspertizës, përvojës dhe resurseve të përbashketa.

 

Ata do të bashkepunojnë edhe në fushën e aftësimit dhe përgatitjes së juristëve të rinj për ushtrimin e  profesionit ligjor/studenteve, praktikantëve dhe avokatëve të rinj.

Veçanërisht do të inkurajohet bashkëpunimi i jashtëm me organizata nga fusha e edukimit  të të drejtave të njeriut.

Në mënyrë specifike Fakulteti do t’i ofrojë Odës mbështetje për realizimin e: Programit për Aftësimin e avokateve praktikante (3 eksperte: fusha penale, civile, komerciale); Programit për Arsimimin Intensiv Ligjor për Avokatet e Rinj (4 eksperte: shkrimi ligjor, civile, penale, të drejtat e njeriut); Programin për Avokatet e Cështjeve Komerciale (lemia e punës, arbitrazha, marka tregtare, të drejtat e autorit); Specializimit të avokateve.

Ndërsa, Oda do të ofrojë Fakultetit Juridik: Aftësim praktik për studentet e vitit të tretë nga 11 studentë cdo 3 muaj; Studentë (niveli i masterit) do të shërbejnë në Qendrën e Ndihmes së Parë Juridike të OAK; Shpërblimi për ESSE-n më të mirë në lidhje me profesionin ligjor, për të gjithë studentet e drejtesisë.

Do të shpërblehen tri punimet me të mira: me te holla (250E, 200E dhe 150E ) dhe do të publikohen në Buletinin e Odës. Përzgjedhjen do ta bëjë Komisioni i vecantë: anëtarë të Odës (3), të Fakultetit.Juridik (1), gjyqtarë (2), ekspert të pavarur (1); Ekspertet e Odes do të marrin pjesë në zhvillimin e Mesimit Klinik, Programeve të Etikave Profesionale dhe Zhvillimin e shkathësive praktike për studentet e drejtesisë.

Për implementim palët në afatin prej 7 ditësh do të emrojnë nga 3 (tre) anëtarë në Grupin e përbashket.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)