17 Maj 2024

OAK dhe AGK shënuan Ditën e Avokatisë Evropiane

Prishtinë, 10 dhjetor - Me rastin e shënimit të Ditës së Avokatisë Evropiane, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mbajtën konferencën me temë:  “Rritja e bashkëpunimit të medias dhe avokatisë mbi parimin e Mbrojtës e të Drejtave të Njeriut në Kosovë”.

Të pranishëm ishin Gjyqtarë, Prokurorë, Avokatë, Gazetarë, përfaqësues nga organizatat jo qeveritare dhe atyre ndërkombëtare në Kosovë.

Pjesëmarrësit gjatë konferencës vlerësuan se bashkëpunimi në mes mediave dhe sistemit të drejtësisë ndihmon në rritjen e kapacitetit të punës së të dy palëve dhe i bën nder qytetarit të Kosovës që të drejtat e tyre të respektohen ashtu siç janë të paraparë me Konventa Ndërkombëtare. 

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna, në hapje të konferencës tha se shënimi i kësaj dite po bëhet për herë të parë në Republikën e Kosovës. Sipas kryetarit Dobruna qëllimi është që të promovohet profesioni i avokatisë, vlerat e përbashkëta të avokatëve si dhe roli që ka gazetaria si profesion i lirë. Ai më tutje tha se avokatët luajnë rol kyç për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve që janë të garantuara me akte ligjore, duke shtuar se avokatët e prokurorët kryejnë detyrat e tyre në kuadër të kompetencave dhe akteve ligjore dhe japin mbështetje dhe siguri për të drejtat e njerëzve që të respektohen nga të gjithë.

“Duke pasur parasysh ndikimin masiv që media ka tek qytetarët dhe se detyrë është informimi i drejtë dhe llogaridhënia, në këtë rast duhet të ketë kujdes dhe vëmendje të shtuar për sa i përket raportimeve nga proceset gjyqësore. Raportimi i njëanshëm në raste të ndryshme, rasti i cili vetë gjykata përkatëse që ende nuk e kanë arritur në gjykimin përfundimtar, bën që qytetarët të krijojnë mendime të pjesshme pa ndonjë konkluzion përfundimtar, gjë që çon edhe në paragjykime, sidomos ndaj personave që janë të akuzuar. Si përgjegjës për ofrimin e informacionit media duhet të ketë edhe detyrimin e ndikimit në formësimin edukativ të qytetarëve të këtij vendi karshi zhvillimeve në funksion të strategjive të institucioneve të Kosovë “, tha kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna.

Ndërkaq, Zekrija Shabani, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, vlerësoj konferencën e organizuar dhe tematikën e kësaj konference e cila ka ndërlidhje të veçantë mes dy profesioneve dhe që janë në shërbim të qytetarëve. Shabani tha se gazetarët kanë shumë shpesh punë me avokatë, gjykata e kështu me radhë dhe se ata janë ata të cilët e vënë drejtësinë në vend. Gazetarët e informojnë opinionin për atë që ndodh për atë që bën avokati, për atë që bën gjykatësi, në të mirë të gjithë qytetarëve.

“Ne si Asociacion i Gazetarëve të Kosovës jemi në një fazë të riorganizimit të plotë të asociacionit dhe një ndër synimet kryesore të këtij asociacioni është që këtë vit vetëm kemi filluar në kuadër të asociacionit të kemi një departament ligjor, një departament që i mungon dhe i ka munguar aq shumë gazetarëve në përgjithësi, pasi shpesh here ne raportojmë për çështje ligjore, raportojmë për punën e gjykatave dhe për punën e prokurorive, për punën e institucioneve të drejtësisë dhe shpesh herë temat juridik për neve nuk janë aq të thjeshta dhe kemi nevojë shumë për t’u konsultuar me dikë dhe mbi të gjitha ky departament ligjor të shërbejë jo vetëm në mbrojtje të gazetarëve”, tha Zekrija Shabani, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Në anën tjetër, avokati Dastid Pallaska shprehu pakënaqësi në raportet e krijuar në mes mediave dhe gjykatave, duke vënë theksin e një deformimi të madh të këtyre raporteve. Sipas Pallaska, dështimi i sistemit gjyqësor që t’i ofrojë atë drejtësi që e presin të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që ka prodhuar një presion të madh publik, domethënë për të kërkuar drejtësi, e ka bërë, ndoshta mund të them se ka rezultuar me një situatë që sot forumi për vendimmarrje sa i përket fajësisë apo pafajësisë së të pandehurit në një procedurë penalë është transferuar nga gjykata tek media.

“Ky është një problem shumë serioz për shumë arsye, jo vetëm për faktin se gazetarët dhe mediat nuk janë përgjegjës për t’u marrë me këtë çështje, përkatësisht për ta shpallur dikë fajtor apo jo fajtor. Mirëpo, për arsye se pragu i vërtetimit të fajësisë, apo pafajësisë së një personi në media është një burim i cili mund të jetë edhe anonim, i cili në gjykatë shkaku i vërtetimit është përtej dyshimit të bazuar mbi bazën e provave të cilat janë administruar në një proces të hapur që mund ta kundërshtojë edhe mbrojtjen“, tha avokati Dastid Pallaskai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)