Nuk ka pritje të gjata nëpër pikat kufitare
Preshevë, 30 qershor - Në sezonin veror janë shtuar flukset e makinave dhe pritjet nëpër pikat kufitare.
Autoritetet kufitare serbe kanë theksuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat për të evituar pritjet dhe kolonat e gjata që janë të pritura në pikat më të frekuentuara kufitare.
Në kufirin e Preshevës dhe atë të Tabanocit është pika që pritet të kenë fluks më të madh të makinave dhe kalimtarëve.
Automoto lidhja e Serbisë bëri të ditur se nuk ka pritje të gjatë fundjavës dhe se në pikën më të frekuentuar Tabanoc ka pritje vetëm deri 30 minuta.
/presheva/