Nuk ka barrikada të reja në veri të Kosovës
Sipas Hotit, deri më tani nuk ka ndonjë veprim nga forcat e KFOR-it për largimin e barrikadave ndërsa ka mohuar zërat se janë shtuar barrikadat në veri.
Hoti thekson se në media është raportuar që është shtuar një barrikadë të re, mirëpo, sipas tij, një gjë e tillë nuk qëndron, pasi bëhet fjalë për barrikadën e njëjtë, në fshatin Jagnenicë.
Hoti sqaroi se serbët e veriut i kanë lidhur automjetet me njëra- tjetrën, për vështirësur largimin e barrikadave nga ana e forcave paqeruajtëse të NATO-s.
Nderkaq zëdhënësi i EULEX-it, Kai Mueller-Berner ka kërkuar nga serbët heqjen e barrikadave nga rrugët në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirisht.
\"EULEX-i, bashkë me KFOR-in po punon për një qarkullim të lirë të lëvizjes në veriun e Kosovës... Barrikadat nuk kanë asnjë kuptim. EULEX fton të gjithë qytetarët që të jenë të qetë dhe të respektojnë sundimin e ligjit. Kjo është ajo çfarë presin të gjitha anëtaret e BE-së ka theksuar Berner.
Berner nuk ka dashur t`i përgjigjet pyetjes se nëse përdorimi i dhunës për EULEX-in është një zgjidhje politike për veriun e Kosovës.
Berner gjithashtu ka theksuar se EULEX-i nuk heq dorë nga implementimi i marrëveshjeve në Bruksel, që nënkuptojnë instalimin e një sistemi unik doganor.