Nuk duhet paguar asnjë cent për të marrë Certifikatën e statusit të veteranit
Prishtinë, 14 shtator - Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së, ka lëshuar një njoftim ku thuhet se nuk duhet paguar asnjë cent për të marrë Certifikatën e statusit.
Ky është njoftimi i plotë:
KOMISIONI QEVERITAR PËR NJOHJEN DHE VERIFIKIMIN E STATUSIT TË DËSHMORIT TË KOMBIT, INVALIDIT, VETERANIT, PJESËTARIT APO TË INTERNUARIT TË LUFTËS SË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
NJOFTIM
Duke u bazuar në informatat e ardhura nga tereni komisioni i njofton të gjithë Veteranët se për tu pajisur me Çertifikata nuk janë të obliguar të bëjnë pagesa në asnjë formë.
Këtë njoftim e bëjmë për arsye se kemi marrë disa ankesa nga tereni ku disa degë të organizatës së Veteranëve të Luftës në rajone të ndryshme të cilët janë autorizuar nga Komandantët e Brigadave për shpërndarjen e Çertifikatave, po aplikojnë pagesa për ata të cilët i marrin Çertifikatat.
Gjithashtu i njoftojmë të gjithë veteranët se asnjë nuk është i obliguar të bëjë pagesë dhe se aplikimi i pagesave për veteranët është keqpërdorim nga ana e zyrtarëve të UVL UÇK-së dhe se këto veprime janë në kundërshtim me vendimet e komisionit.
Me kete rast iu bëjmë thirrje të gjithe eprorëve të cilët i kanë marr çertifikatat për shpërndarje nga komisioni që të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesen që ato tu dërgohen personave të cilëve u takojnë