Norvegjia përkrahë Kosovën në ofrimin e rendit dhe ligjit
Prishtinë, 28 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.
Në këtë takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, në veçanti për sundimin e rendit dhe ligjit në vend.
Ministri Hyseni e falënderoi ambasadorin Braathu për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia ka dhënë për Kosovën dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme në veçanti.
Ndërsa, Braathu duke uruar ministrin Hyseni në emërimin e tij në postin e ministrit të Punëve të Brendshme, theksoi se Norvegjia është e interesuar që edhe më tutje të përkrahë Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në projektet që kanë të bëjnë me ofrimin e rendit dhe ligjit për të gjitha komunitetet në Republikën e Kosovës.