15 Janar 2025

Norvegjia mbështet avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Prishtinë, 5 tetor - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) Rrustem Berisha priti në vizitë, ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë për Republikën e Kosovës, Per Strand Sjastad.

 Fillimisht, ministri Berisha e falënderoi ambasadorin Sjaastad për kontributin e Mbretërisë së Norvegjisë,  të qeverisë dhe të popullit norvegjez ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj ndër vite në shumë fusha, sidomos në fushën e sigurisë.

  Gjithashtu ministri i FSK-së tha se e gëzon fakti që MFSK-ja ka marrëdhënie të mira me Ambasadën norvegjeze dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Norvegjisë.

 Ai po ashtu shprehu kënaqësinë e tij, që tanimë janë iniciuar marrëveshje zyrtare bashkëpunimi dhe është duke u punuar rreth konkretizimit të tyre. 

Nga ana e tij, ministri Berisha çmoi lart  edhe mbështetjen që Norvegjia ka dhënë për MFSK-në në hartimin e Planit të Integritetit, ku si fryt i këtij bashkëpunimi MFSK –ja ka arritur që të jetë prijëse në hartimin dhe prezantimin e tij para institucioneve dhe opinionit të gjerë.

Ministri i FSK-së z. Berisha gjatë takimit e njoftoi ambasadorin norvegjez edhe me hapat që janë duke u ndërmarrë nga institucionet vendore për arritjen e  konsensusit për transformimin e FSK-së në FAK.

Berisha tha se procesi i transformimit do të jetë transparent, i koordinuar mirë me faktorin e brendshëm dhe gjithashtu me NATO-n dhe partnerët strategjikë. 

 Ministri tha se krijimi i FAK-ut do të jetë në të mirë të shtetit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, race etj.

 Nga ana tjetër, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, zotëri Stand Sjaastad e përgëzoi ministrin Berisha për detyrën dhe u shpreh i bindur se marrëdhëniet e mira ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

 Gjithashtu, ambasadori norvegjez tha se vendi i tij vazhdon të jetë i angazhuar për Ballkanin e më këtë rast edhe për Kosovën, duke qenë se është anëtare e NATO-s për zhvillimin e sektorit të sigurisë ka të njëjtin qëndrim siç e ka edhe Aleanca.

Me rëndësi është se Norvegjia mbështet zhvillimin  dhe avancimin e FSK-së nëpërmjet konsensusit të brendshëm dhe në  pajtim me Kushtetutën e vendit, u shpreh ai.

  Ambasadori norvegjez premtoi përkrahje dhe angazhim në drejtim të arritjes së memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë si mundësi për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit me aktivitete konkrete.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)