Norvegjia ekstradoi në Kosovë një serb të kërkuar për krime lufte
Prishtinë, 13 korrik - Një serb i kërkuar dhe i dyshuari për krime lufte sot është ekstraduar nga Norvegjia në Kosovë.
Individi është serb i Kosovës dhe është i akuzuar për kryerje të krimeve të luftës kundër popullsisë civile më 28 mars 1999 në Pejë.
I pandehuri u arrestua në Norvegji më 10 mars 2009 në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtarë. Mbreti i Norvegjisë nënshkroi urdhrin përfundimtar për ekstradim.
I pandehuri do të paraqitet para një gjyqtari të procedurës paraprake së EULEX-it më 14 korrik 2010.
Prokuroria është e përfaqësuar nga Prokuroria Speciale (PSRK-së)