Norvegji, Lejla Selaci rezulton e vrarë
Oslo, 29 korrik - Nga organet kompetente të Norvegjisë konfirmohet se Lejla Selaci rezulton e vrarë. Këtë e bëri të ditur ambasadorit i Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci.
E ndjera, Lejla Selaci, deri tash gjendej në mesin e të zhdukurve, të tragjedisë që ndodhi para një jave në Norvegji.
Në momentin e hapjes së zjarrit nga 32-vjeçari Anders Behring Breivik, 17-vjeçarja me prejardhje nga Vushtrria, ishte në një delegacion në Konventën e të Rinjve në ishullin Utoya.
Anders Behring Breivik, ka pranuar se ka kryer masakrat me pasojë vdekjen e 76 personave dhe plagosjen e dhjeta të tjerëve. Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në Norvegji që prej Luftës së Dytë Botërore.