14 Maj 2024

Njoftohen familjet e 16 personave të identifikuar,në Rudnicë

Prishtinë, 25 gusht - Sektori për Komunikim me Familjarë, në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Udhëheqësve të Komunave të Skenderajt dhe Drenasit, sot njoftuan familjet e 16 personave të identifikuar, nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Rudnicë, të Rashkës, e të riatdhesuar nga Serbia për në Republikën e Kosovës, më 22 gusht 2014.

Me këtë rast, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, në emër të Komisionit Qeveritar, gjegjësisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, Prenk Gjetaj iu shprehu ngushëllime familjeve të personave të identifikuar. Po ashtu, Kryetari Gjetaj, njoftojë të pranishmit mbi angazhimin dhe punën e institucioneve të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, në përpjekjen e përbashkët për të ndriçuar fatin e të gjithë personave të zhdukur, gjatë luftës. Gjithnjë, sipas Gjetaj, duke respektuar të drejtat e familjeve dhe familjarëve të personave të zhdukur, për të mësuar për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre, të zhdukur dhunshëm gjatë luftës, të drejta këto të garantuara edhe me ligjet në fuqi.

Njoftimet zyrtare për identifikim u bënë në Komunën e Skenderajt dhe Komunën e Drenasit, ku me këtë rast, udhëheqësit e këtyre dy komunave shprehën edhe njëherë gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit dhe përkrahje të punës së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, dhe në përgjithësi familjeve të personave të zhdukur, e në veçanti në këto momente dhimbje për familjet dhe mbarë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Familjet e personave të identifikuar, përkatësisht gjashtë familjet nga Skenderaj dhe dhjetë familjet nga Drenasi, kërkuan që procesi i rivarrimit të shtyhet deri në përfundim të identifikimeve të të gjitha mbetjeve mortore të zhvarrosura në Rudnicë, të Rashkës, të cilat tashmë gjenden të proceduara për identifikim përmes analizës së ADN-së, duke shpresuar dhe pritur kështu në identifikimin edhe të familjarëve dhe bashkëqytetarëve tjerë që vazhdojnë të jenë të evidentuar si persona të zhdukur të luftës. Edhe gjatë këtyre takimeve, familjarët e personave të zhdukur, kërkuan edhe njëherë nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtrojë trysni ndaj autoriteteve të Serbisë që të kthejnë sa më parë mbetjet mortore të të gjithë personave të identifikuar dhe të ofrojnë informatat për familjarët e tyre të zhdukur gjatë luftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)