Njësitet e KFOR-it zbarkojnë në mbarë Kosovën
Prishtinë, 21 mars - Që nga 22 e deri më 27 mars, njësitë e KFOR-it do të dislokohen në mbarë Kosovën. Këto operacione do të jenë nën komandën e drejtëpërdrejtë të Komandantit të KFOR-it, Gjeneralit Markus Bentler.
Operacionet do të mobilizojnë disa njësi nga të gjtha “Battle Groups” shumëkombshe. KFOR-i në Kosovë do të operojë me forcat e veta në mënyrë shumë fleksibile dhe me vendosmëri.
Qëllimi i këtyre operacioneve është forcimi i aftësive të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës per të reaguar ndaj ndonjë skenari të mundshëm, në rast të cënimit të sigurisë. Kjo është gjithashtu një mundësi për operim me personelin e KFOR-it, pas adaptimit tw tyre në strukturën e re të KFOR-it.
Operacionet aktuale kanë për qëllim që edhe njëherë të identifikohet në teren se KFOR-i ka aftësi që të mbështetet edhe në operacione më fleksibile, duke i dislokuar forcat shumë shpejt dhe me vendosmëri kudo dhe sa here që të ketë nevojë.
Bashkëpunimi mes KFOR-it dhe organizatave të sigurisë në Kosovë është një nga shtyllat e aftësisë së KFOR-it për të ruajtur një ambientë qetë dhe të sigurt, dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.