Njësitet e FSK-së ende në kërkim të Arlind Gashit
Lipjan, 9 shkurt - Ministri Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati vizituan njësinë e Task Forcës së kërkim-shpëtimit, të cilët po vazhdojnë operacionin për kërkimin e Arlind Gashit nga fshati Rufc i Vjetër, komuna e Lipjanit, që dyshohet se ka rënë në lumin Sitnicë.
Me këtë rast toger Besnik Hasani udhëheqës i njësitit të kërkimshpëtimit të FSK-së, e njoftoi Ministrin dhe Komandantin e FSK-së, me operacionit e kërkim-shpëtimit, që nga marrja e urdhrit operativ, më 6 shkurt, ku Njësiti i kërkim-shpëtimit i specializuar në ujëra, me njëzet pjesëtarë kanë filluar kërkimin në shtratin e lumit Sitnica, në fshatin Rufc të Vjetër, në një gjatësi prej 3 kilometrave, ku dyshohet se ka rënë Arlindi. Me gjithë kushtet e vështira atmosferike, në temperaturat e ulëta dhe ngritjen e nivelit të ujit, njësiti i FSK-së, qe tri ditë nuk është ndalë së kërkuari deri në këtë moment, por, ajo që po na e vështirëson gjetjen e trupit të tij, është jo dukshmëria e ujit, mbeturinat që ka bartur lumi dhe temperatura shumë të ulëta.
Ministri i MFSK-së, zoti Demolli tha se edhe përkundër kushteve të vështira atmosferike, me të reshura të dendura, uljen e temperaturave dhe rritjen e nivelit të ujit, ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së, për asnjë moment nuk e ka ndalë kërkimin për gjetjen e të riut Arlind Gashit që dyshohet se ka rënë në lumin Sitnica. Për këtë angazhim i përgëzoi pjesëtarët e Task Forcës, që janë duke vepruar në këto kushte të vështira për gjetjen e Arlindit.
Për të përcjellë nga afër angazhimin e pjesëtarëve të njësisë së kërkim shpëtimit në pikën e drejtimit ishin edhe komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale kolonel Muharrem Rrahmani dhe komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile kolonel Shaip Haziri.
Në shoqërim të ministri Demolli ishte edhe kryetarin i komunës së Lipjanit me bashkëpunëtorë y Imri Ahmeti. Po ashtu me këtë rast ministri dhe komandanti i FSK-së takuan Agim Gashin babën e Arlindit, të cilit i shprehen përkushtimin e FSK-së, se do të bëhen përpjekje të vazhdueshme për gjetjen e Arlindit.