23 Dhjetor 2024

Njësitë speciale të Kosovës, së shpejti në veri

Prishtinë, 10 maj - Gjatë muajit maj, njësitet speciale të Policisë së Kosovës bashkë me forcat e KFOR-it dhe EULEX-it, nëpërmjet një plani strategjik, do të veprojnë në Veri të Mitrovicës, ku synohet të goditen rrjetet kriminale, në bazë të një plani operativ.

Vendosja e njësitit special të policisë së Kosovës mirëpritet nga banoret shqiptarë por jo edhe nga ata serbë.

Por, fillimit të operacioneve të goditjes së krimit atje është duke i paraprirë një freskim i brendshëm i Policisë së Kosovës, e cila ka filluar me disa ndryshime në hierarkinë e vet komanduese që kanë të bëjnë me këtë zonë problematike, e të dalë jashtë kontrollit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se Policia e Kosovës nëpërmjet këtij plani synon ta rikthejë rendin dhe ligjin dhe ta luftojë krimin e organizuar në këtë pjesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)